Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur lehtë prej grushteve të lëshuara ndaj tij nga 36-vjeçari J.Dh.
Ngjarja është regjistruar një ditë më parë, në lagjen nr.7 të Durrësit.
Policia, në njoftimin e saj për shtyp, bën të ditur se shtetasit J.Dh. 36 vjeç, banues në Durrës dhe B.J. 38 vjeç janë konfliktuar mes tyre.
Konflikti ka degjeneruar në përdorimin e grushteve nga ana e 36-vjeçarit dhe për pasojë, shtetasi B.J. ka mbetur i plagosur lehtë. duke marrë lëndime të ndryshme.
Ndaj dhunuesit, policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë.





