Një makinë betoniere ka përplasur një grua teksa po kalonte rrugën, në zonën e Unazës së Re në Tiranë para pak minutash.
Mësohet se pranë zonës së Astirit, teksa gruaja ka tentuar të kalojë rrugën është përplasur nga mjeti.
E plagosura në gjendje të rëndë është dërguar menjëherë në spital. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa shoferi i mjetit është arrestuar.





