Një aksident ka ndodhur në orët e paradites në mbikalimin e Unazës se Re në Tiranë.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.

Policia është në vendngjarje dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Mësohet se mjeti ka rrëshqitur për shkak të lagështirës në rrugë e më pas është batuar.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.