Të tjera detaje janë zbuluar nga vrasja makabre e dy personave në janar të këtij viti në Vlorë. Nusja e shtëpisë së bashku me një tejtër person, kanë vrarë bashkëshortin Olsi dhe nënë e tij Hysnie Haxhillari dhe më pas i kanë vënë flakën banesës për të humbur provat.
“News 24” raporton se pas ngjarjes, përveç dëshmive të dyshimta të Hysnie Hoxhallarit, bashkëshortja e viktimës, një nga pikat që ka bërë më tepër të dyshohet se ajo ka kryer krimin është edhe insistimi i prishjes së godinës në të cilën u dogjën vjehrra e saj dhe bashkëshorti.





