Ka qëlluar drejt të shoqes duke e lënë të plagosur rëndë. Më pas ka hyrë në shtëpi dhe ka vrarë në gjumë dy vajzat 13 dhe 8 vjeçe. Në fund është vetëvrarë.
Një tjetër krim në familje trondit Italinë. Ngjarja e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Latina.
Luigi Capasso, 44 vjeç, ka plagosur rëndë gruan e tij Antonietta Gargiulo, 39 vjeç dhe më pas është mbyllur në shtëpi, ku ndodheshin edhe dy vajzat e mitura të çiftit.
Sipas medieve italiane, mes çiftit ka pasur më përpara grindje dhe ata ishin drejt ndarjes. Dyshohet se burri nuk jetonte aty, por ka shkuar mëngjesin e sotëm dhe ka shkaktuar krimin e rëndë në familje.