Operacioni për kapjen e kokainës me vlerë 180 milionë euro në Durrës ka sjellë një ‘përplasje’ mes ministrit të Brendshem, Xhafaj dhe kryeministrit Rama.

Ndërkohe që ministri Fatmir Xhafaj në reagimin e tij të parë pas kapjes së sasisë prej 613 kg kokaine në Durrës, ka deklaruar se ishte: “Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja”, ndryshe u tha nga kryeministri Rama.

Rama deklaroi se operacioni është bërë tërësisht në territorin e vendit tonë, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku droga ka udhëtuar para se të hynte në portin e Durrësit.

Edhe fakti që ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot, duke nisur nga pikat doganore”.