Një aksident me pasojë plagosjen e një fëmije të mitur ka ndodhur ditën e djeshme në Durrës, ku autori i ngjarjes është arrestuar në flagrancë.
Sipas njoftimit të policisë, 23-vjeçari A.GJ, banues në Durrës, në segmentin rrugor Ura e Dajlanit-Plepa, duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur 4 vjeç.
Fatmirësisht i mituri nuk ka rrezik për jetën ndërsa ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“.





