Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për ish-drejtorin e ARRSH-së, Dashamir Xhika si dhe Albens Alitën e Aksel Qurdukën, dy ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Pala mbrojtëse ka kërkuar një masë më të butë, por Apeli ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Dashamir Xhika, Albens Alite dhe Aksel Qurduka dyshohen për “Korrupsion” dhe “Shpërdorim detyre”. Ata dyshohet se i kanë shkaktuar shtetit një dëm rreth 80 milionë euro.