Ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare pasi ka përfunduar ndeshjen një boksier britanik.
Daily Mail shkruan se, boksieri Scott Westgarth, po ankohej për dhimbje gjatë një interviste, pasi kishte fituar një ndeshje boksi dhe më pas të humbi jetën në spitalin Royal Hallamshire të Sheffield, në Angli.
Ka qenë menaxheri i tij Stefy Bull, i cili sot në mëngjes ka konfirmuar lajmin tragjik në rrjetet sociale. Imazhet në internet tregojnë boksierin që po ndihet keq gjatë intervistës.
Westgarth fitoi shtatë nga 10 ndeshjet e tij profesionale ndërsa më parë ka punuar si kuzhinier në Royal Victoria Holiday Inn në Sheffield.