Janë bërë publike disa nga emrat e grupit negociator shqiptar që do të hyjë në bisedime zyrtare me Greqinë për të përgatitur marrëveshjen e kufirit detar mes dy vendeve.
Ministria për Evropën deklaroi sot se i ka plotësuar kërkesat që iu parashtruar nga Presidenti Ilir Meta në këmbim të dhënies së Autorizimit për Plotfuqishmëri për marrëveshjen mes dy vendeve.
Emrat janë:
- Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare
- Artur Meçollari nga Ministria e Mbrojtjes
- Qirjako Qirko, ambasador në Britaninë e Madhe
- Aida Hajna, Zv.Drejtore e Policisë Shtetit
- Arsen Mullai
- Viktor Doda
- Ardian Bylyku, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore
- Armand Skapi nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
- Luan Përzhita, Instituti i Arkeologjisë
- Ferdi Hysi, Instituti i Gjeografisë
- Lorenc Çela nga Instituti i Gjeohapësirës





