Një italian 38 vjeçar, Danilo Nuzzo, ka vrarë me armë bashkëshorten e tij Irene Rizzo, 35 vjeçe, në qendër të Zyrihut, Zvicër dhe më pas ka vrarë veten.
Çifti me origjinë nga Leçe jetonte prej vitesh në Zvicër dhe kishte dy vajza.
Tragjedia ka ndodhur për shkaqe ende të paqarta, të premten, para syve të kalimtarëve, të cilat kanë vrapuar të tmerruar.
Gruaja ishte nëpunëse në një filial të bankës UBS dhe ngjarja ka ndodhur pikërisht përpara godinës.
Gruaja ka vdekur përpara hyrjes së bankës, ndërsa disa metra larg saj bashkëshorti i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë.
Duket që burri i ka kaluar ditët e fundit në Itali dhe pikërisht një ditë përpara tragjedisë është kthyer në Zvicër. Policia e qytetit zviceran ka hapur një hetim për ngjarjen.