Nëse vuani nga shikimi, si dhe keni një kujtesë të dobët, ky shkrim do t’ju njohë me një shurup që ju vjen në ndihmë. Në përbërje të tij ka rrikë, një nga perimet më të fuqishme, e cila është një diuretik i fuqishëm që nxit metabolizmin dhe funksionet e tij. Shurupi përmban lëndë ushqyese thelbësore si vitamina B1, B2, B6 dhe C, si dhe sasi të larta të kaliumit, hekurit, magnezit dhe fosforit.

Përveç përmirësimit të metabolizmit dhe tretjes, rrika gjithashtu do t'ju ndihmojë me kujtesën dhe do t’ju japë më shumë energji. Rrika është përdorur gjithashtu si një ilaç natyral kundër presionit të lartë të gjakut dhe niveleve të larta të acidit urik në trup.

Falë përmbajtjes së saj të lartë të fibrave, kjo perime është e përsosur dhe për humbje peshe.

Ja se si ta përgatisni shurupin:
Përbërësit:

  • Xhinxher,
  • 3 lugë mjaltë,
  • 4 limona të shtydhur,
  • 1 rrikë,
  • 2 lugë pluhur kanelle.

Përgatitja:

Përziejeni xhinxherin dhe rrikën me blender, pastaj shtrydhni limonat dhe shtoni kanellën e mjaltin.
Shurupi është gati! Pijen e përftuar e hidhni në një kavanoz qelqi dhe mbajeni në frigorifer.

Konsumoni një lugë gjelle të përzierjes dy herë në ditë para drekës dhe darkës. Trajtimi do t'ju ndihmojë të humbni peshë dhe të zvogëloni inflamacionin në trupin tuaj, duke promovuar në mënyrë efektive shëndetin e përgjithshëm. /Shije.al/