Dite të acarta do të kalojë Evropa! Sipas parashikimit të Meteoalb, motit të ngrohtë të këtyre ditëve i vjen fundi të shtunën e të dielën, pasi një valë “e acartë” do të godasë pjesën më të madhe të Europës!

Një masë e ajrit shumë të ftohtë do të zhvendoset nga Siberia drejt Rusisë duke u zgjeruar përtej Uraleve gjatë fundjavës.

Ndërsa, të hënën dhe në vijim, vala e acartë shtrin ndikimin në pjesën më të madhe të kontinentit evropian duke zbritur në deri në Italinë Qendrore dhe gjithë gadishullin Ballkanik.

Me një vlerësim paraprak, pritet të jetë ngjarje e jashtëzakonshme atmosferike për shumë zona të Europës jo vetëm për faktin se do sjellë temperatura ekstremisht të ulëta në shumë qytete Europiane por më tepër për faktin se ngjarje të tilla vrojtohen rrallë në periudhat e fund-dimrit.