Thomas Evans nga Manhattan në New York ka marrë meshkuj nudo për fushatën "Femme The Man". 34-vjecari u inspirua nga protesta e femrave pasi presidenti i Amerikës, Donald Trump dha disa komente negative për mënyrën se si duhen trajtuar.
Ndaj ai bëri një set me imazhe të meshkujve muskulozë, të grimuar si femra për të treguar fuqinë e tyre duke shpresuar se do të thyejë idetë e meshkujve për femrat.
Thomas është homoseksual dhe ai ka vuajtur këtë pjesë për një kohë të gjatë, ndërsa tani kërkon të përfaqësojë cilësitë e tij mashkullore dhe femërore.
"Unë dua të normalizoj idenë e personit që ju doni të jeni, të visheni si të doni. Nuk keni nevojë të fusni veten në një kuti, kategori apo nën një etiketim që shoqëria dëshiron të të bëjë pjesë," – tha ai për Metro.





