Një autobus me të paktën 57 pasagjerë në bord ka rënë në humnerë ditën e sotme në Peru.
Mediat vendase raportojnë se të paktën 30 persona kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Autobuzi ra nga 200 metra lartësi.
Fatkeqësia ka ndodhur herët në mëngjes, në afërsi të provincës Kamana.
Kjo autostradë njihet si “Kthesa e Djallit” sepse është e ngushtë, shpesh e mbuluar me mjegull dhe kthesa përgjatë shkëmbit që ka çuar në aksidente të shumta.