Ka humbur jetën në mënyrë të papritur në moshën 53-vjeçare një gjeometër italian.
Fabrizio Zava nga Veneto ishte shtrirë për të fjetur rreth orës 23.30 të së dielës, kur është ndjerë keq dhe ka nisur t’i rrjedhë gjak nga hunda.
Gruaja është munduar t’i vinte në ndihmë, por hemoragjia nuk ndalej.
Edhe pse ambulanca mbërriti shumë shpejt, Zaza dha shpirt në krahët e së shoqes.
Mjekët nuk e dinë ende shkakun e hemoragjisë që i mori jetën babait të dy fëmijëve.





