Keni akne dhe pika të zeza në fytyrë? Ky është një problem që e kanë pothuasje të gjithë njerëzit. Fytyra kërkon një kujdes të veçantë dhe të herëpashershëm. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të keni një lëkurë të pastër, pa shenja, akne apo pika të zeza.
Disa kanë gjetur zgjidhje te produktet farmaceutike që në fakt janë të kushtueshme dhe shoqërohen me efekte anësore, e disa të tjerë i qëndrojnë ‘besnikë’ natyrës. Përbërësit natyralë janë gjithmonë një ide perfekte për të pasur një fytyrë të pastër dhe plot shkëlqim.
Kjo maskë me mjaltë është shumë e mirë për trajtimin e akneve dhe pikave të zeza veçanërisht. I kombinuar edhe me këto erëza, ai shndërrohet në një pastrues shumë të fuqishëm. Përgatitet shpejt dhe për më tepër ka një efekt që nuk e keni provuar kurrë më parë.
Përbërësit:
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 1 lugë gjelle kanellë
- 1 lugë gjelle arrëmyshk
Metoda e përgatitjes:
Hidhni të gjithë përbërësit në një tas të vogël. Përziejini derisa të krijoni një lloj paste të butë. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni për gjysmë ore. Hiqeni me një peshqir të lagur. Do të vini re ndryshime në lëkurë që me përdorimin e parë. Bëjeni këtë të paktën një herë në javë dhe nuk do të keni akne apo pika të zeza në fytyrë.





