Policia e Durrësit ka reaguar për ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në Shkozet, ku një çift bashkëshortësh mbetën të plagosur me thikë pas një konflikti që patën me njëri-tjetrin.
Policia sqaron rrethanat e ngjarjes: Rreth orës 17:00, në lagjen 14, shtetasi Xh. L., 43 vjeç, banues në lagjen 14, dyshohet se, pas një konflikti në familje me bashkëshorten e tij, shtetasen A. L., 38 vjeçe, banuese në lagjen 14, e ka plagosur atë në pjesën e kokës me mjet prerës (thikë). Gjatë konfliktit, është dëmtuar edhe shtetasi Xh. L.
Gjendja shëndetësore jashtë rrezikut për jetën: Si pasojë, të dy bashkëshortët kanë pësuar dëmtime dhe janë paraqitur në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Aktualisht, të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e dinamikës së ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
LEXONI EDHE:





