Një helikopter që mbante zyrtarë të lartë është rrëzuar në Meksikë ndërsa ata vlerësonin dëmin e shkaktuar nga tërmeti.
Nga ky incident kanë humbur jetën 13 persona, mes tyre 3 fëmijë. Ministri i Brendshëm i Meksikës dhe guvernatori i shtetit jug-perëndimore të Oaxaca-s ishin në bord, por asnjëri prej tyre nuk u lëndua.
Piloti i helikopterit humbi kontrollin kur po ulej në tokë, raportoni ministri Alfonso Navarrete.
Tërmeti me magnitudë 7.2 i shkallës Rihter, i cili është regjistruar rreth orës 17:39 (ora lokale) (00:39) me orën tonë, në veri-perëndim të Meksikës ka sjellë lëkundje shumë të forta si këto të regjistruara në rrugë.
Lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Kryeqytetin e vendit Mexico City.