Shumë njerëz në mënyrë të vetëdijshme ose jo, gjatë ditës konsumojnë sasi të mëdha kafeje, pa menduar se mund t’u sjellë probleme me shëndetin. Sasia e madhe e kafeinës mund të çojë drejt intoksikimit, i cili bëhet shkaktar i disa pasojave në organizmin tonë.
Pasoja si:
1- Shtim i rrahjeve të zemrës
2- Djegie të stomakut
3- Ankth dhe të dridhura
4- Dehidratim
5- Hipertension
6- Haluçinacione
7- Migrenë
8- Urinim të shpeshtë
9- Probleme me përqendrimin
10- Koma
Bëni kujdes, pasi njerëzit janë shumë të ndjeshëm nga kafeina, madje edhe mund të vdesin nga mbidoza. Kryesisht kjo ka ndodhur nga njerëz të cilët marrin kafeinën në formë pilulash. Mirë është të tregoheni të kujdesshëm dhe të mos e teproni.