Sipas një studimi të ri alkooli dëmton trurin më shumë se Cannabis. Ndryshe nga pijet alkoolike, kanabisi nuk ndikon në marihuana nuk ndikon në madhësinë apo integritetin e materies së bardhë apo gri në tru.
Materia gri mundëson që truri të funksionojë ndërsa e bardha kontrollon komunikimin midis grupeve nervore.
"Ndërsa marihuana mund të ketë edhe disa pasoja negative, definitivisht nuk është aspak pranë pasojave negative të alkoolit,"-tha autori i studimit, profesor Kent Hutchison nga Universiteti i Kolorados Boulder.
Shkencëtarët shtojnë megjithatë, hulumtimet mbi efektet mentale të kanabisit janë ende shumë të kufizuara. "Veçanërisht mbi përdorimin e marihuanës, se dimë shumë pak se sa impakt ka tek truri."
Në SHBA, 44 % e njerëzve të moshës 12 vjeç e lart kanë përdorur kanabis të paktën një herë në jetën e tyre. Uashingtoni, Oregoni, Kalifornia, Alaska dhe Kolorado kanë legalizuar marihuanën për përdorim mjekësor ose rekreacion.