Adoleshenti që vrau 17 persona në një shkollë të mesme të Floridës është Nikolas Cruz, 19 vjeç, i pezulluar më parë nga kjo shkollë.
Cruz ka aktivizuar alarmin e zjarrit në mënyrë që studentët të dilnin nga klasat e tyre e më pas hapi zjarr. Ai iu shmang policisë duke u shtirur si një prej studentëve të tmerruar që vraponin për të shpëtuar kokën. Por u arrestua një orë pas nisjes së masakrës.
Sherifi i Kontesë së Brauardit, Scott Israel tha se 19-vjeçari ishte përjashtuar nga kjo shkollë një vit më parë për “arsye disiplinore” që ende nuk dihen.
Cruz ishte i armatosur me një pushkë AR – 15 dhe granata tymuese kur hyri në shkollë me maskë kundër gazit dhe vrau 17 studentë dhe anëtarë të stafit. Ai vrau 3 persona jashtë shkollës, përpara se të hynte në ndërtesë dhe të vriste 12 të tjerë. Ndërkohë, dy persona vdiqën në spital nga plagët e marra.
Ky është sulmi i gjashtë nëpër shkollat amerikane për vitin 2018.