Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Birminghamit të Britanisë së Madhe.
Forca të shumta policie dhe të emergjencës shkuan në qendër të qytetit, pasi u raportua për një zhurmë të fuqishme.
Britanikja “Mirror” shkruan se autoritetet kanë evakuuar teatrin dhe librarinë, ndërsa e gjithë zona rreth e rrotull rrugës Broad është rrethuar me kordon policor.
Mësohet se në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, por ende nuk dihet se për çfarë lloj shpërthimi bëhet fjalë. Momentalisht policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg kësaj zone.
Dyshimet e para janë se mund të ketë patur një defekt teknik brenda sallës së teatrit, megjithatë kjo nuk është konfirmuar ende. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.