Kohët e fundit këngëtarja Elvana Gjata është komentuar pafund edhe për shkak të koncertit privat që zhvilloi në datë 3 shkurt në Tiranë, ku morën pjesë VIP-a të njohur të politikës, televizionit, showbiz-it etj.
Por përveç këngëve të reja dhe bashkëpunimit me Pirron Çakon në atë koncert ka rënë në sy edhe prania e 'vjehrrit dhe vjehrrës' së Elvanës.
Sipas Panorama Plus, i fejuari i këngëtares nuk ishte i pranishëm, por prindërit e tij po. I ati i të fejuarit të këngëtares është biznesmen i njohur ndërtimi në Tiranë.





