Avokati i grekut të arrestuar si i dyshuar si ekzekutori me pagesë i Devi Kasmit në Tiranë, ankimon masen e sigurisë në Apel. Avokati kërkoi ndryshimin e masës për klientin e tij, pasi sipas tij prokurori nuk solli asnjë provë për ngjarjen ku të implikohej E. Efthimiou.

Sipas tij, provat nuk e vertetojnë se ai ka lidhje me vrasjen e Devi Kasmit.

Gjykata para dy ditësh ka lënë në burg pa afat grekun dhe bashkëpunëtorët e tij të dyshuar për krimin e rënde që tronditi Tiranën.