Tre shqiptarë u arrestuan në një aksion të përbashkët nga policia e Milanos dhe ajo e Komos të mërkurën. Krahas prangosjes së tyre, policia ka sekuestruar edhe një sasi të konsiderueshme droge.

Në pranga janë vënë Agim Proshka, 37 vjeç, Edison Proshka 27 vjeç, Jurgen Verbofshi, 19 vjeç, ndërsa në total janë sekuestruar rreth 17 kg kokainë e heroinë, raportojnë mediet lokale.

Dy nga ata u arrestuan, pasi dy makina hynë në një ndërtesë në komunën Mariano Comense. Aty u gjetën 7 kg kokainë, 4.5 kg heroinë, tre armë zjarri dhe municione.

Ndërkohë, në portobagazhin e Citroenit C3, me të cilën Verbofshi hyri në ndërtesë, u gjetën edhe 5 kg kokainë dhe 550 gr heroinë, ndërsa në shtëpinë e tij u gjetën edhe 8.400 euro.