Edhe pse jemi në stinën e dimrit, shumë prej të famshmëve shqiptarë kanë zgjedhur që të pushojnë në vende të largëta me temperatura të larta.
Një ndër to është edhe ish-deputetja socialiste e Durrësit, Esmeralda Shkjau e cila ka udhëtuar drejt shkretëtirës së Saharasë.
Përmes disa postimeve në profilin e saj në Instagram, Shkjau ka ndarë me ndjekësit momente gjatë aventurës së saj 'të nxehtë'.
E veshur me të zeza, me motor në rërë, ish-deputetja e Durrësit duket se po i shijon mjaft ditët larg të ftohtit.





