Jep dorëheqjen një tjetër ndihmës i presidentit amerikan, Donald Trump.
Rob Porter, sekretari i stafit të Shtëpisë së Bardhë u largua nga posti pas akuzave për dhunë dhe abuzime nga dy ish-bashkëshortet e tij.
40-vjeçari hodhi poshtë akuzat, por vendosi të largohej nga posti.
Ish-bashkëshortet e tij, Kolbi Holdernes dhe Xhenifer Uillogbi u morën në pyetje nga FBI dhe kishin treguar raste të ngjashme dhune të ushtruar ndaj tyre nga Porter.
Me bashkëshorten e parë, Rob Porter ka qenë i martuar deri në vitin 2009, ndërsa me të dytën për 4 vite deri në 2013-ën.