Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke si pjesë e një operacioni anti-drogë.
Aksioni u zhvillua në kufirin greko-shqiptar në një zonë pyjore në Kallpaq pranë Kakavijës.
Policia fqinje prangosi dy shqiptarë të moshës 20 dhe 35 vjeç, që po kalonin në këmbë kufirin e gjelbër.
Ata po transportonin 4 çanta me 23 pako që përmbanin 29 kg e 250 gram marijuanë.
Mësohet se dy trafikantët tentuan të largoheshin duke lënë çantat e duke u hedhur në lum.
Megjithatë ata nuk mundën t’i shmangeshin arrestimit nga policia greke.





