Një vjehrrë 56-vjeçare akuzohet se ka rrahur nusen e djalit.

Rasti është regjistruar në një familje në Durrës, dhe pas kallëzimit në polici, uniformat blu plotësuan kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.C., 23 vjeçe.

Ajo ka denocncuar vjehrrën e saj shtetasen M.C., se e ka rrahur si dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, duke e fyer dhe kërcënuar.

Ndaj vjehrrës së dhunshme ka nisur procedimi për veprën penale “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.