Trupi i pajetë i një vajze u gjet në katin e dytë të një ndërtese në rrugën “Brioschi 93”, në Milano, nga policia italiane.

Mediat vendase shkruajnë se 20-vjeçarja Jessica Valentina Faoro është masakruar me thikë rreth orës 4:00 dhe trupi i saj u gjet rreth orës 10:30.

Për këtë vrasje makabre u arrestua 40-vjeçari, Alessandro Garlaschi. Për 40-vjeçarin policia kishte pasur edhe dyshimet e para, pasi në shtëpinë ku u gjet e vdekur vajza jetonte ai së bashku me bashkëshorten. Ai priti deri sa të largohej bashkëshortja për të ngacmuar seksualisht Jessican, por mori një refuzim nga ajo.

Ditët e fundit sipas disa dëshmitarëve, 40-vjeçari dhe vajza u panë duke ecur bashkë në një kopsht të zonës.

Gruaja e Garlaschi-t, në lot, u mor në pyetje nga policia. Nuk është e qartë nëse ajo ishte e pranishme në shtëpi në momentin e vrasjes.

Ndër hipotezat e para hetimore, ajo sipas së cilës 40 vjeçari ka sulmuar vajzën pasi ajo e kishte refuzuar. Thika me të cilën ka kryer krimin ende nuk është gjetur, shkruan reppublica.it.