Një adoleshente ka mbetur e plagosur rëndë pasi u hodh në një kazan me ujë ta valuar nga “shtrigat”, gjatë një karnavaleje të çuditshme.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “The Sun”, 18-vjeçarja në Gjermani, mori plagë të rënda djegieje në këmbë.
Kazani ishte sjellë në Eppingen, Baden Württemberg nga një grup personash që ishin të maskuar për karnavale.
Sipas dëshmive, e reja iu dha “shtrigave” nga miqtë e saj, pasi u përzgjodh në mes të turmës.
Policia thotë se viktima u mbajt mbi kazan nga spektatorët, ndërsa një tjetër hapi ujin e nxehtë. Por diçka shkoi keq dhe e reja ra brenda me gjunjë.
Policia lokale aktualisht është vënë në kërkim të dy personave të veshur me kostume shtrigash, të cilët akuzohen si përgjegjës për këtë ngjarje.