Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin se mbi 200 milionë gra e vajza në mbarë globin kanë pësuar gjymtime gjenitale. Nga keto 44 milionë janë nën moshën 14 vjeç. Këto të dhëna nënvizohen dhe nga Kombet e Bashkuara, që e quajnë dramatike situatën aktuale përsa i përket fenomenit.

Somalia dhe Guinea janë vendet më të prekura nga kjo plagë shoqërore. 98% e grave nga 15-49 vjeç në Somali janë të gjymtuara, ndërsa në Guine 97 % e tyre.

Statistikat flasin se gjymtimet janë të përhapura kryesisht në 30 shtete prej të cilave në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi. Më së shumti ato kryhen nën moshën 15 vjeç dhe rreth 3 milionë vajza të mitura rrezikohen çdo vit.

Kjo është një praktikë e cila nuk ka efekte terapeutike, por janë çështje me tepër zakonore, te cilat shkaktojnë dëmtime të rënda fizike, sterilitet, infeksione por edhe dëme psikologjike te vajzat që i pësojnë. Kjo praktikë konsiston në qepje të organit gjenital të femrës derisa ajo të martohet.

Klan Plus