Franca është përballur me një numër të lartë vdekjesh në rrugë kohët e fundit. Në përpjekje për të parandaluar aksidente të tjera me vdekje, autoritetet kanë marrë një vendim drastic për drejtuesit e mjeteve.

Tashmë jo vetëm që është e jashtëligjshme që të përdorësh telefonin në timon, por edhe nëse e ndalon makinë në anë të rrugës, duke e bllokuar ose jo trafikun.

Sipas të përditshmes franceze “Le Figaro”, Gjykata e Lartë Franceze vendosi që kushdo që hap krahun për të përdorur telefonin do të përballet me heqje pikësh nga patenta dhe një gjobë prej 135 euro.

Kushdo që dëshiron të përdorë telefonin do të duhet që të parkojë në një vend të posaçëm. Megjithatë nëse personi pëson një aksident apo gjendet në situatë emergjence mund ta përdorë aparatin e tij celular.