Një tjetër grup kriminal është shkatërruar nga policia shqiptare, pasuria e të cilit ishte vënë prej trafikut të lëndëve narkotike si dhe shfrytëzimi të prostitucionit.

Në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit" janë sekuestruar pasuri me vlerë mbi 1.4 milion euro.

Mësohet se pasuria e sekuestruar sot në Lezhë, me biznese, hotele, restorante e makina luksi i përket një grupi ku bën pjesë edhe Valentin Selaj, një emër i dëgjuar për drejtësinë shqiptare dhe italiane.

Selaj është arrestuar pak kohë më parë në Itali si një nga bosët e trafikut të kokainës që vinte nga Amerikan Latine. Ai njihet edhe për lidhjen e dashurisë me moderatoren Viola Spiro, lidhje e cila u diskutua jo pak pas arrestimit të 28-vjeçarit.