Ka rezultuar fatale përpjekja e një djali të ri që tentoi t’i shpëtonte policisë pasi u rrëzua nga kati i pestë dhe humbi jetën.
I riu sëbashku me një shokun e tij, akuzoheshin si trafikantë droge dhe policia kishte shkuar për t'i arrestuar në zonën Krasnodar të Rusisë. Në momentin kur policia hyri në banesë, trafikantët u përpoqën të largohen duke dalë nga dritarja.
Njëri prej djemve në një moment humbi kontrollin dhe u rrëzua për vdekje në tokë. Pas kësaj skene tragjike, shoku i tij hezitoi të arratisej dhe u dorëzua në polici.