Një dyqan në pronësi të një të riu në zonën e Plazhit në Durrës është vjedhur nga persona të paidentifikuar.

Më datë 05.02.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 13, është vjedhur dyqani ushqimor në pronësi të shtetasit E.K, vjeç 27.

Policia informon në një njoftim për shtyp, se autorët kanë marrë paketa të markave të ndryshme dhe një shumë lekësh.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.