Një aksident ka ndodhur në Durrës, ku drejtuesi i një motori tip “Piaxho” që po udhëtonte së bashku me gruan e tij është përplasur me një makinë. Si pasojë kanë mbetur të lënduar të dy bashkëshortët, A.M. 67 vjeç dhe gruaja B.M., 64 vjeçe, banues në Durrës.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen nr.14 dhe menjëherë çifti i të plagosurve u transportua në spital ku dhe ndodhen aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, policia ka nisur procedimin për drejtuesin e motorit që ishte pa leje drejtimi si dhe për shoferin e mjetit tip “Volvo” që u përfshi në aksident, shtetasit B.Th., 39 vjeç, banues në Durrës.





