Një ngjarje e rëndë është konstatuar në rajonin Baden-Ëürttemberg të Gjermanisë, ku një familje emigrantësh të përbërë nga 4 pjesëtarë, janë gjetur të gjithë të vdekur në shtëpinë e tyre.
Zëdhënësi i policisë në Reutlingen, në një deklaratë për “Anadolu Agency” (AA) tha se 4 personat, 2 prej të cilëve fëmijë, ishin anëtarë të një familjeje turke që po jetonin në qytetin Esslingen.
Sipas hetimeve paraprake, shkaku i vdekjes është helmimi nga monoksidi i karbonit.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.