Është ndarë nga jeta në moshën 47-vjeçare ish-drejtoresha e njohur e LSI-së Luzhiana Abazi, pas luftës me një sëmundje të rëndë.
Ish-zyrtarja nga Durrësi ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Po ashtu, ajo ka qenë edhe kryetare në një nga minibashkitë e Tiranës, teksa ishte mjeke e njohur në kryeqytet.
Lajmin e hidhur të vdekjes së saj e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale edhe deputetja e LSI-së për Durrësin, Nora Malaj.
Postimet e miqve te saj në rrjetet sociale janë të shumta, që shprehin dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta. Një tjetër aktiviste e LSI-së, Elona Guri, mes dhimbjes shkruan se “Lala”’ e ka humbur betejën e saj, edhe pse të gjithë besonin se ajo do t’ia dilte.