Është arrestuar një ditë pas aksidentit të ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Metalurgji, drejtuesi i mjetit që përplasi tre këmbësorë, me pasojë vdekjen e njërit prej tyre. Ai është 35-vjeçari Ilir Hoxha, banues në Burrel.
Paraditen e djeshme, në fshatin Bradashesh, ai ka përplasur tre persona teksa lëvizte me mjetin e tij tip “Benz”.
Si pasojë, shtetasja Violeta Stoçeni, 48 vjeçe, banuese në fshatin Bradashesh ka gjetur vdekjen, ndërsa dy këmbësorët e tjerë shtetasit Sh.F., 46 vjeçe, dhe K.H., 31 vjeç, banues në fshatin Bradashesh ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy pasagjeret në këtë mjet, shtetaset E.K, 59 vjeçe banuese në fshatin Rrajcë Librazhd, dhe E.H, 39 vjeçe banuese në Burrel. Të dyja ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.





