Një shtetas italian është ndaluar një ditë më parë nga policia kufitare e portit të Durrësit.

Shtetasi italian po tentonte të udhëtonte me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari, por në pikën e kontrollit të dokumenteve, efektivët e policisë kufitare kanë konstatuar se ai ishte shpallur në kërkim.

Italiani 62-vjeçar akuzohet për plagosjen e lehtë të një shtetase nga Vlora.

“Më datë 04.02.2018, në dalje te Porti, u kap shtetasi italian në kërkim G.C vjeç 62 banues në Modena, Itali, pasi më datë 23.01.2018, në Drashovicë, Vlorë, ka plagosur lehtë shtetasen B.K. Neni 89 i Kodit Penal”,– njofton policia e Durrësit.