Së paku 23 civilë janë vrarë të hënën, kur forcat qeveritare të Sirisë kanë kryer sulme ajrore në një enklavë që kontrollohet nga rebelët, pranë Damaskut.
Katër fëmijë janë në mesin e të vrarëve në Goutan Lindore, tha vëzhguesi sirian i të Drejtave të Njeriut, grup monitorues me seli në Londër.
Sipas të njëjtit burim, së paku 70 veta janë plagosur.
Rreth 400,000 banorë jetojnë në Goutan Lindore, të rrethuar nga forcat qeveritare siriane.
Lufta civile në Siri ka nisur në vitin 2011 dhe, qysh atëherë, mbi 400,000 njerëz janë vrarë dhe miliona janë zhvendosur. /REL