Një shtetas londinez, pronar i një makine luksoze të tipit “Bentley”, që do të udhëtonte nga Durrësi drejt Ankonës, është ndeshur me një problem.

Pasi është bërë kontrolli rutinë nga blutë e portit të Durrësit, ka rezultuar që polica e sigurimit kufitar që ai kishte prerë për mjetin e tij, nuk ishte e rregullt.

Më datë 04.02.2018, shtetasi O.K., vjeç 40, banues në Mancester, Londër, ka kallëzuar se më datë 22.12.2017, ka prerë një policë sigurimi kufitare të një shoqërie private në Ankona-Itali, për mjetin tip “Bentley” dhe kur do nisej për në Itali, siguracioni nuk ishte i rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ky është rast i përsëritur me policat e sigurimit që rezultojnë jo të rregullta, e që zbulohen kur mjetet do të nisen nga porti i Durrësit drejt atyre të vendit fqinj.