Një burrë u arrestua të premten në Florida, pasi u akuzua për rrëmbim të mbetur në tentativë ndaj këngëtares Lana Del Rey, shkruajnë mediet ndërkombëtare.

Policia thotë se 43-vjeçari Michael Hunt i Riverview, Florida, kishte bileta për në koncertin e këngëtares në Amway Center në Orlando.

Ai mbante një thikë me vete kur oficerët e arrestuan atë në afërsi të vendit ku mbahej koncerti, tha policia.

Oficerët e policisë u përpoqën të arrestonin Hunt para performancës së këngëtares pasi ata morën një sinjal për një “kërcënim të një rrëmbimi të mundshëm”, për Del Reyn.