Sot është një ditë speciale për Çiljetën pasi feston ditëlindjen e saj edhe të djalit, Fernando.

Në këtë ditë të veçantë të saj nuk mund të mungonte edhe urimi i mamasë së këngëtares e cila në një postim në Facebook uron të bijën si dhe zbulon edhe moshën e këngëtares.

"Te shkruaj per ty zemra mamit duhet nje liber i tere.Si sot e 33 vjet me pare erdhe ne jeten tone dhe na dhe shume lumturi mbas dy cunave te xhajes tend erdhe ti vajze dhe gezoj gjithe familja duke te vene dhe emrin nusja xhajes Teuta emrin Ciljeta .Ti je drita e syve te mi .Por ti na dhe nje gezim akoma me te madh.Na solle ne jete nje princ te vogel Fernandon qe zoti e bekoi duke pasur njee ditelindje me ty biri im dhe na lumturoj jeten tone..Mami babi dhe mami Liria ju urojn nga shpirti te rroni me qindra vite dhe vec te mira paci ne jete .Zoti ju bekofte."