Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur në Bradashesh të Elbasanit rreth orës 09:45 të ditës së sotme.
Pamjet janë bërë publike nga Jeta osh qef. Një automjet tip “Benz” me ngjyrë të bardhë është futur në krah të kundërt në rrethrrotullim.
Përpara i ka dalë një autobus dhe për të shmangur përplasjen me mjetin e madh, drejtuesi i “Benz”-it, është detyruar të kapë korsinë tjetër të rrugës në të cilën janë duke kaluar tri persona.
Shoferi nuk ka mundur të frenojë dhe si pasojë ka marrë përpara tri kalimtarët. Një grua 48 vjeçe ndërroi jetë në vend dhe dy të tjerë u plagosën.





