Mëngjesin e sotëm raportohet se një grua e moshuar është gjetur pa ndjenja brenda banesës së saj në fshatin Fitore të Vlorës, ku që prej ditës së djeshme të paktën 75 banesa janë përmbytur.
75-vjeçarja Begzo Haxhiraj mësohet të jetë gjetur nga Delta Force që po kryejnë kontrolle për raste emergjente në zonë e po ndihmojnë banorët e bllokuar brenda shtëpive të tyre.
E moshuara është derguar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës.





