Policia e Durrësit njofton se një grabitje ka ndodhur në banesën e një 36-vjeçari në Fushë-Krujë, ku disa persona me maska dhe me armë kanë kërcënuar të zotin e shtëpisë.

Më datë 04.02.2018, rreth orës 21:30, në Fushë-Krujë, persona të paidentifikuar me maska, të dyshuar të armatosur, kanë hyrë në banesën e shtetasit B.K. 36 vjeç dhe duke kërcënuar kanë marrë një shumë parash, bizhuteri dhe një mjet tip “Volkswagen”.

Me të marrë njoftimin, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë dhe është ngritur grupi hetimor”, njofton policia.

Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.