Për herë të parë janë bërë publike pamje të mjetit të atentatit mafioz ndaj Devi Kasmit.

Është një furgon i bardhë, me anë të të cilit dyshohet se është larguar vrasësi grek me pagesë.

mercedes-1

Eftimius Eftimius u largua nga vendi i ngjarjes, menjëherë pasi qëlloi me 5 plumba, 42-vjeçarin nga Tirana Devi Kasmi. Ngjarja ndodhi në zonën përballë ‘Spitalit të Fëmijëve’.

Burimet nga prokuroria kanë bërë të ditur se, bëhet fjalë për furgonin e modelit ‘Benz Vito’, për mallra, me targë AA 231 JH. Natën e krimit makina dyshohet se drejtohej nga Elton Halipaj.

Mësohet se‘Benz’-i ishte blerë në Fushë-Krujë pak javë më parë, teksa kryheshin përgatitjet për ekzekutimin e Devi Kasmit.